Mbrojtja e të dhënave

Mbrojtja e të dhënave.

Ipsos Adria angazhohet që të dhënat personale të anëtarëve të saj nuk do t'i përcjell deri te palët e treta dhe nuk do të shesë e-mail adresat e tyre.
Të gjitha të dhënat, në veçanti të dhënat personale Ipsos Adria i fiton nga anëtarët e tij të cilat përdoren vetëm qellime të hulumtimit dhe në dispozicion janë vetëm për të punësuarit në Ipsos Adria.
 
Ipsos Adria përdor të dhënat e anëtarëve të saj,që të mundet në mes anëtarëve të panelit të zgjedhë ata të cilët i plotësojnë kriteriumet për hulumtime të caktuara,si do të ftohen të marin pjesë në të njejtën apo do t'ju dërgohet njoftim për to.
 
Të gjitha të dhënat të cilat i ka lënë anëtari gjatë regjistrimit apo gjatë përditësimit të profilit tuaj,përpunohen në mënyrë rigoroze konfidenciale dhe anonime.Kjo do të thotë se mirren parasysh vetëm rezultatet (përgjigjet e pyetësorit) të hulumtimit të caktuar,por nuk bëhen të ditur të dhënat për anëtarin.
 
Nëse Adria Ipsos zhvillon hulumtime me urdhër të një pale të tretë, personat e tillë gjithmonë marrin rezultate anonime të hulumtimit.
 
Në rast të ndërprerjes së anëtarësisë, Ipsos Adria në mënyrë të pakthyeshme do të fshijë të gjitha të dhënat për anëtarin brenda 60 ditëve.
 
Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave Ipsos Adria siguron që:
Anëtarëve të saj nuk do t'i shes çdo gjë (nuk do të kryej shitje on-line anëtarëve të saj)as nuk do ti përcjell deri të pala e tretë të dhënat e anëtarëve të cilat mundësojnë identifikimin e tyre,përveç në raste kur merret pëlqimi nga ana e tyre.
 
• Përgjigjet personale ndaj anëtarëve në hulumtim mbeten anonime dhe do të jenë të analizuara në mënyrë grupore,në analizat statistikore të të dhënave.
 
• Refuzimi për t'iu përgjigjur pyetjeve të dhënave brenda një hulumtim të caktuar nuk do të ketë ndërlikime për anëtarësim.
 
• Në çdo moment, anëtari mund të kërkojë përjashtim nga Ipsos Adria në panelin on-line , me çka të dhënat e tyre dhe të dhënat në lidhje me familjet e tyre do të fshihen nga baza e të dhënave.